Farmacistet Shqiptare 0

PETICION DREJTUAR KRYEMINISTRIT

252 people have signed this petition. Add your name now!
Farmacistet Shqiptare 0 Comments
252 people have signed. Add your voice!
26%
Maxine K. signed just now
Adam B. signed just now

Tirane,me 16/04/2019

PETICION
Drejtuar Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama
Per dijeni Ministres se Shendetesise Znj.Ogerta Manastirliu
Zoti Kryeminister !
Ne ,nje grup farmacistesh te rrjetit te hapur farmaceutik qe ushtrojme aktivitetin prej vite e vitesh ne tregun e hapur farmaceutik,te perballur prej shume e shume kohesh me situata te pafavorshme e tejet te veshtira ne punen e perditshme paraqesim para Jush perseri kerkesat tona lidhur me normalizimin e sherbimit dhe krijimin e nje situate tjeter ne tregun farmaceutik.
Lidhur me kete kerkojme ndryshimin e Ligjit te barnave ne fuqi persa i perket pikave perkatese te kritereve te hapjes dhe funksionimit te farmacive.
Kerkojme pezullimin e hapjes se farmacive te reja nga momenti I tanishem per nje periudhe te pakten dyvjecare,kohe e mjaftueshme kjo gjate te ciles te behen te gjitha nderhyrjet e duhura ne mbarevajtjen e mirefunksionimin e sistemit farmaceutik ne gjithe vendin.

Konkretisht kerkojme:


1- Rivendosjen e largesise nermjet farmacive me te pakten 200 m.Pronari i farmacise te jete drejtuesi teknik i saj.

2- Ndalimin e hapjes se farmacive apo rrjeteve te farmacive nga distributoret farmaceutike, pasi ne te gjitha vendet e BE eshte e ndaluar me ligj, pasi prishet sistemi i konkurences se ndershme

3--Rshikimin e studiuar dhe me pergjegjesi te marzhit te tregtimit te barnave .Theksojme se vazhdimisht lista e barnave me tendence te uljes se cmimit final te barnave per pacientin ,por dhe rritjen e mases se numrit te barnave te perfshira ne listen e rimbursimit nga ana e Qeverise,masa e synime teresisht te drejta ,ne menyre te pastudiuar ka renduar gjithnje ne xhepin e farmacive nderkohe qe ekzistojne te tera mundesite per nje funksionim teresisht ndryshe te sistemit

Nje marzh I unifikuar 20 % per barnat e perfshire ne listen e rimbursimit dhe 35 % per gjithe gamen e barnave te tjera jashte kesaj liste perfshire dhe gjithcka te permendur ne pikat me lart mendojme se do ishin masat e arsyeshme dhe shume te nevojshme per t I rikthyer profesionit vlerat dhe farmacisteve dinjitetin e neperkembur per vite me radhe nga veprime e nderhyrje te vazhdueshme arbitrare nga organet mbikqyrese te sistemit farmaceutik.

Shprehim prane Jush bindjen e plote qe kerkesat tona nuk do bien ne vesh te shurdher si deri me tani por do gjejne mirekuptimin nga ana Juaj te konsiderohen te drejta,ashtu si dhe jane e te vihen me ne fund ne rrugen e zgjidhjes.
Ne pritje te nje pergjigjeje nga ana Juaj
Me respekt farmacistet e poshteshenuar

Share for Success

Comment

252

Signatures