Skip to main content
Kërkesë Për Rritje të Rrogës Për Oficerët e Sigurisë 2026

Kërkesë Për Rritje të Rrogës Për Oficerët e Sigurisë 2026

252 signatures 248 to reach 500
S
Someone signed
H
Hermiona F. signed
S
Sara signed
E
Enea signed
M
Marjola signed
J
JOLA signed
M
Mateo m. signed
H
Hygerta signed
V
Vesa H. signed
S
Someone signed
FM
Started by Fari Musta 8 months, 3 weeks ago

Kërkesë

Për rritjen e pagës së Oficerëve të Sigurisë në shkolla

Drejtuar:

  • Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama
  • Këshillit të Ministrave
  • Ministrisë së Financave
  • Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Mirela Kumbaro

Të nderuar,

Ne, Oficerët e Sigurisë që ushtrojmë detyrën në institucionet arsimore parauniversitare, kërkojmë rishikimin e VKM nr. 425, datë 25.06.2024, për rritjen e pagave, me qëllim përfshirjen tonë në të njëjtat standarde trajtimi financiar si punonjësit e tjerë arsimorë dhe psiko-socialë.

Edhe pse kemi përfituar një rritje minimale page, kjo ka qenë në përqindje shumë të ulët, e cila nuk reflekton ngarkesën, përgjegjësinë dhe riskun që mbart detyra jonë. Aktualisht, paga neto minimale e Oficerit të Sigurisë është 58,500 lekë, e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe përgjegjësitë që mbajmë çdo ditë.

Pozicioni ynë është përcaktuar me VKM nr. 600, datë 09.10.2018, dhe VKM nr. 60, datë 13.02.2019, ndërsa buxheti për pagat tona miratohet nga Ministria e Arsimit. Megjithatë, që prej krijimit të këtij pozicioni, rritjet e pagave nuk kanë qenë të njëjta me ato të punonjësve të tjerë arsimorë.

Kërkojmë që të bëhet një rritje e ndjeshme e pagës së Oficerëve të Sigurisë, në përputhje me rëndësinë e rolit tonë në sistemin arsimor dhe me parimin e barazisë në shpërblim, të përcaktuar në nenin 115 të Kodit të Punës.

Ky ndryshim do të siguronte motivim më të madh, stabilitet profesional dhe do të forconte më tej punën për sigurinë e nxënësve dhe mjedisin shkollor. Oficerët e Sigurisë janë të trajnuar dhe të certifikuar nga Akademia e Sigurisë dhe përballen çdo ditë me situata që kërkojnë ndërhyrje, përgjegjësi dhe bashkëpunim me institucionet e rendit, shpesh pa mbështetje financiare të mjaftueshme apo rimbursim për kostot e transportit.

Kërkojmë që kjo çështje të paraqitet për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, me synimin për të përfshirë Oficerët e Sigurisë në paketën e rritjeve të pagave të vitit 2026

Në emër të Oficerëve të Sigurisë në shkolla,

(Emrat dhe nënshkrimet bashkëlidhur)

Updates

Reached 100 supporters

November 6, 2025

100 Comments

E
Erjola Kaçorri
8 months ago Featured

Shpresoj qe kerkesa jone te merret ne konsiderate! Jemi me te diskriminuarit per sa i perket pages.

V
Vesa Hajdëraj
8 months ago Featured

Page shume e ulet referuar pagave te arsimit,kemi te njejtin arsimim dhe perbballemi me sfida te njejta

A
Arjana Zefi
8 months ago Featured

Ne si oficere sigurie jemi ne vije te pare te parandalimit te konflikteve qe ketu kuptohet veshtersia dhe rreziku jone. Bejme shume e shume pune te tjera duke hasur veshtiresi kudo, jemi te vetme perballe situatave dhe sjelljeve te rrezokshme qe mund te ndodhin ne shkolle, jemi te pavleresuar mjaftueshem nga pagesa aktuale.

I
Ilirjan Bakiu
8 months ago Featured

Ashtu si gjithe koleget emi dhe une e mbeshtes kete pedicion pasi puna e oficereve te sigurise ne shkolla po behet me e e rendesishme kerkojme te vleresohemi me dinjitet per pergjegjesin qe mbartim ne punen tone jemi pjese e edukimit dhe te sigurise se brezave te ardhshem .

J
Jolinda
8 months ago Featured

Ne, si oficere sigurie në shkollë, punojmë çdo ditë me përkushtim për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për nxënësit dhe stafin. Përgjegjësia që mbajmë është e madhe dhe shpesh sfiduese, ndaj besojmë se paga duhet të pasqyrojë vlerën dhe rëndësinë e këtij roli. Kërkojmë një rritje të drejtë të pagës, si vlerësim për punën dhe angazhimin tonë në shërbim të komunitetit shkollor.

X
Xhovana Prendi
8 months ago Featured

Pershendetje ! Duke uruar te jeni mire, shpreh mendimin tim se ne , Oficerët e Sigurisë që shërbejmë në institucionet arsimore parauniversitare, kërkojmë rishikimin e pagës bazë dhe trajtim të barabartë financiar me kategoritë e tjera arsimore. Paga aktuale është shumë e ulët krahasuar me ngarkesën, përgjegjësinë dhe riskun që mbart pozicioni ynë. Kërkojmë që paga e Oficerit të Sigurisë të rishikohet dhe të përcaktohet në nivelin 96,329 lekë neto, në përputhje me ligjin, përvojën dhe kontributin tonë në sigurinë e shkollave. Ky rishikim do të garantonte motivim, stabilitet dhe cilësi më të lartë të shërbimit, duke reflektuar vlerësimin real për rolin tonë në mbrojtjen e jetës dhe mbarëvajtjes së institucioneve arsimore.

E
Enea
8 months ago

Rritje e rrogave per oficerët ne shkolla

J
JOLA
8 months ago

Rritje rroge per oficeret e siguris ne shkolla

Help this petition grow

Share it with friends to help reach 500 signatures.

Sign Petition

We never post to your account. Social sign-in is used only to verify your signature.

or sign with Email

Add a comment?

Your signature will be added via . Tell others why you're signing — it's optional.

By signing, you accept iPetitions Terms of Service and Privacy Policy.

Share Petition

Don't stop at signing, share the petition link with friends to multiply our impact

Copy link or share directly

Instagram
QR Code