Skip to main content
Barazi për Studentët e Kosovës në Tetovë dhe Tiranë– Subvencione për Të Gjithë

Barazi për Studentët e Kosovës në Tetovë dhe Tiranë– Subvencione për Të Gjithë

1,112 signatures 388 to reach 1,500
S
Suela signed
S
Someone signed
K
Korab signed
S
Suela signed
A
Anesa signed
S
Someone signed
I
Ibrahim signed
S
Someone signed
T
Toska signed
S
Someone signed
SE
Started by Studentet e Tetoves 9 months, 2 weeks ago

Peticioni drejtuar Ministres së Arsimit të Republikës së KosovësLënda: Kërkesë për përfshirjen e studentëve nga Kosova që studiojnë në Tetovë dhe Tiranë në skemat shtetërore të mbështetjes financiare

Ne, studentët nga Republika e Kosovës që ndjekim studimet universitare në Tetovë, Maqedoni e Veriut,si dhe në Tiranë i drejtohemi Ministrisë së Arsimit me këtë kërkesë për të adresuar një padrejtësi që prej vitesh rëndon mbi ne: mospërfshirja jonë në skemat shtetërore të subvencionimit dhe mbështetjes financiare për studentët kosovarë.

Pavarësisht se jemi qytetarë të Republikës së Kosovës dhe i nënshtrohemi të njëjtave obligime shtetërore si të gjithë qytetarët e tjerë, ne jemi përjashtuar në mënyrë sistematike nga mbështetjet që ofrohen për studentët që studiojnë brenda vendit apo në universitete të tjera të njohura nga shteti. Kjo përjashtim përbën një trajtim të pabarabartë dhe diskriminues, i cili cenon të drejtën tonë për arsim dhe barazi.

Është me rëndësi të theksohet se shumica dërrmuese e studentëve nga Kosova që studiojnë në Tetovë, pas përfundimit të studimeve, kthehen në Kosovë për të punuar dhe për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e vendit. Ata angazhohen në sektorë të ndryshëm – publik dhe privat – dhe përfaqësojnë një potencial të çmuar njerëzor dhe profesional për shoqërinë tonë.

Me këtë peticion, ne kërkojmë që:

  1. Të përfshihemi në të gjitha format e subvencionimit dhe mbështetjes financiare që ofrohen nga shteti për studentët e arsimit të lartë;
  2. Të njihet barra shtesë ekonomike që mbajmë si studentë që studiojmë jashtë vendit, por në institucione arsimore që tradicionalisht kanë qenë një zgjedhje e rëndësishme për mijëra studentë nga Kosova;
  3. Të sigurohet një trajtim i drejtë dhe i barabartë për të gjithë studentët kosovarë, pa dallim vendndodhjeje të studimeve.

Kjo është një çështje e drejtësisë dhe e përfaqësimit të barabartë. Zëri ynë meriton të dëgjohet dhe kërkesa jonë meriton të trajtohet me seriozitetin që i takon.

Ju ftojmë të nënshkruani këtë peticion si shenjë mbështetjeje për një të drejtë që na takon të gjithëve.

Updates

Reached 500 supporters

October 10, 2025

Reached 100 supporters

October 10, 2025

231 Comments

A
Agnesa Shabani
9 months ago Featured

Te gjithe studentet kosovar duhet te trajtohen ne menyre te barabarte,pa marre parasysh faktit qe ata studiojne jashte vendit,faktikisht kjo eshte edhe nje arsye shtese per te mbeshtetur ata ,pasi qe mbi supet e tyre bartin edhe ngarkesen financiare me te larte .

A
Anonymous
9 months ago Featured

Edhe studentët e Universitetit të Tetovës meritojnë barazi dhe përkrahje! Bursa është e drejtë, jo privilegj. Kërkojmë që edhe ne të përfshihemi në skemën e bursave si të gjithë studentët tjerë në vend!

E
Eneida Bunjaku
9 months ago Featured

Na duhet drejtesi edhe neve studentave qe studjojme jashte shtetit te Kosoves per arsye se edhe shpenzimet e tona jane me te mdhaja mirepo edhe vete keto qeveri jane arsyja qe na nuk studiojme brenda shtetit.

S
Suel Ahmeti
9 months ago Featured

Kerkojm nga qeveria e Kosoves perkatesisht z.Albin Kurti qe te na ndihmoj dhe te na cilesoj si vendasit neve kemi nevoj me shume se te tjert sepse paguajm 2mij euro vitin , kerkojm qe te perfshihemi ne subvencione bursa etj

A
Anesa Sylejmani
9 months ago Featured

Është e padrejtë që të përjashtohemi vetëm pse studiojmë jashtë vendit, ndërkohë që jemi po të njëjtit qytetarë të këtij shteti. Në fund të fundit, edhe ne do të jemi kuadro dhe doktorë të Kosovës prandaj, mbështetja duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

E
Eljesa
9 months ago Featured

Unë dhe kolegët e mi si student kosovar ne Universitetin e Tetoves ndjehemi se jemi të diskriminuar, pasi nuk po përfitojmë subvencionet që u takojnë studentëve tjerë. Kërkojmë trajtim të barabartë dhe qasje të drejtë sipas ligjit për arsimin e lartë.

L
Lori
9 months ago

Shtetasit e Kosovës e veçanërisht studentet duhen të trajtohen të barabart kudo që jetojnë dhe stuidojnë! Pensionet e moshës dhe pensionin e veteranëve të luftës po ua jepni edhe atyre që jetojnë jasht Kosovës që i kanë pensionet në shtetet ku jetojnë mbi 1000 euro e studentët i diskriminoni vetëm se nuk studiojnë në Kosovë! Turp

D
Daris Gajtani
9 months ago

diskriminim per studentat e tetoves

Help this petition grow

Share it with friends to help reach 1,500 signatures.

Sign Petition

We never post to your account. Social sign-in is used only to verify your signature.

or sign with Email

Add a comment?

Your signature will be added via . Tell others why you're signing — it's optional.

By signing, you accept iPetitions Terms of Service and Privacy Policy.

Share Petition

Don't stop at signing, share the petition link with friends to multiply our impact

Copy link or share directly

Instagram
QR Code