Skip to main content
Peticioni - trajtim human i kafshave endacak dhe shtepiak

Peticioni - trajtim human i kafshave endacak dhe shtepiak

134 signatures 116 to reach 250
L
Lumnije signed
Y
Yllka A. signed
D
Diturie F. signed
J
Jasmina signed
N
Nancy signed
Z
ZH R. signed
S
Someone signed
F
Fatime Q. signed
A
Ardiana signed
A
Ariana signed
JS
Started by Jasmina Salija 5 years, 4 months ago

Të ndëruar ministret e bujqësisë, zonja Milve Ekonomi dhe zotëri Arjanit Hoxha.

Me këtë peticion ju drejtohem me shpresë që do të merret parasysh zërri im dhe personave të cilët më rrethojnë. Mijëra kafshë jetojnë në kushte të papërshtatshme në lokacionin e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, sikur edhe në vende të tjera Balkanike. Kafshët endacake shpesh herë përjetojnë dhimbje ekstreme dhe trajtim mizor. Ndodhë që qentë të pastrehuar të jenë viktima të helmimit nga personat, të cilët nuk janë assesi të denoncuar nga ana e shtetit. Aktivistët humanitar, pronarët e kafshëve shtëpiake, vegjetarianët dhe veganët, ekologjistët, personat me mentalitet evropian, nuk janë indiferent ndaj kësaj problematike dhe janë dëshmues të fakteve të lartë të përmendura. Keqtrajtimi dhe maltretimi i kafshëve edhe pas disa premtimeve dhe përpjekjeve për të ndërtuar strehimore, nuk janë zhdukur. Para një kohë isha dëshmitarë të një incizimi të ndeshjes mes qenve në vendbanimin time, Sllovaki. Gara-ndeshje- ishte iniciuar nga pronari shqiptar dhe madje edhe është shfaqur me flamurin e tij kuq e zi duke e prezantuar kombin tonë në frymë antihumane dhe dehonestuese. Fatmirësisht në republikën Sllovake kjo problematik është në zhdukje dhe dënime për keqtrajtime të kafshëve janë të rënda. Në krahasim me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë janë këto raste rreptësisht të kontrolluara. Përkundër ligjit të shërbimit veterinar në Republikën e Shqipërisë nr. 10465 10/28/2013, neni 76, seksioni 2 sipas të cilit ndalohet shkaktimi i torturës, dhunës fizike dhe verbale, sjelljes çnjerëzore, frikës, dëmtimit, dhimbjes, vuajtjes, ankthit.

Në bazë të nenit 76 i cili plotësohet edhe nga disa pika shtese, mund të konkludohet që ndeshjet me qentë janë ilegale dhe të dënueshme edhe në republikën e Shqipërisë, por në realitet vazhdojnë të ndodhin. Nga kjo supozoj se ky fakti tragjik është bërë një fshehtësi publike, për të cilët njerëzit kanë njohuri, por njëkohësisht droje të flasin. Andaj unë, Jasmina Salija si qytetare e Republikës së Sllovakisë dhe Maqedonisë së Veriore me kombësi shqiptare apeloj që kjo gjë të ndryshohet edhe në Republikën e Maqedonisë veriore dhe Shqipëri. Jetojmë në shekull ku shpirti i një kafshe ka çmim te lartë dhe mosrespektimi i kësaj tregon për ngecjen tonë në shekullin paraprak. Duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por nëse kjo ekoja tragjike lidhur me popullin tonë shpërndahet në botë, kuptohet se kurrë s’do të jemi aty, ku dëshirojmë të jemi. Ditë pas ditë lindin qentë të rinj, të cilët kanë nevojë për strehim, për përkëdhelje. Detyra ynë është të bëjë një hapë para, të kontrollojmë realizimin e garave gjakderdhëse mes qenve, t’i parandalojmë ata dhe t’i penalizojmë persona, të cilët nuk e respektojnë ligjin. Asnjë kafshë nuk meriton të përjetojë dhimbje. Erdhi koha të përfundohet vuajtja e tyre dhe unë jam e bindet që kjo koha është tani, ku ne të rinj jemi në gjendje së bashku të qëndrojmë në dispozicion për aktivitete humane. Le t’i tregojmë botës se mund të zgjidhim problemat tona, se ne kujdesemi për ardhmërinë tonë edhe në aspektin e mbrojtjes së drejtave të kafshëve. Ju faleminderit!

Updates

July 20, 2021

Kam lexuar çdo koment dhe histori që keni shkruar për vuajtjet e kafshëve në zonën tonë. Po përgatis dokumentacion për t’ia dërguar personalisht zyrave përkatëse në Ministri. Postojeni këtë peticion në Facebook dhe dërgoni këtë link te tre miq që shqetësohen për këtë padrejtësi.

July 20, 2021

The momentum behind this petition is proving that people are ready to stop the cruel treatment of animals in our region. Post this link to your social media channels today and email your local representative to demand they address the lack of enforcement for animal protection laws.

Reached 100 supporters

July 20, 2021

28 Comments

A
Arben Morgan
5 years ago Featured

Eshte turp si po trajtohen qente rrugeve neper qytetet tona. Boll me helmime dhe dhune ndaj kafsheve te pafajshme. Shpresoj te ndryshoje dicka se jemi bere si ne mesjete.

E
Elsa Stone
5 years ago Featured

Bravo per nismen! Kafshet ndjejne njesoj si ne, boll me kete mizori.

S
Sotiraq Naci
5 years ago Featured

Jeten na e ka falur zoti dhe vetem ai ka te drejte tena e mare ketu hyne edhe kafshet qe me Shqiperi trajtohen me menuren me bar are!!

D
Drilon Mehta
5 years ago Featured

Vetem kush nuk ka zemer mund t'i ben keq nje qeni. Shteti duhet te vendos ligje te rrepta sepse njerezit kane humbur kontrollin dhe po i vrasin pa pike meshire.

V
Vjollca Zeqiri
5 years ago Featured

Ju lutem ndaloni mbytjen e kafsheve nga njerzit te cilet jo vetem qe i malltretojne e abuzojne por edhe po i helmojne keto krijesa te pafajshme!

0
070518417
5 years ago Featured

Ju falenderoj per kete petition qe keni mare, shohim skema nga me te ndryshmet te kafsheve endacake, sidomos te qenve qe te trajtohen ne menyre me mizore. Shpresojme qe politika, organizata e kafsheve dhe popullesi te ndryshojn nga ky qendrim mizore.

N
Nancy
4 years ago

Please save the animals from the cruelty of humans

S
Shirin Buqinca
5 years ago

Help this petition grow

Share it with friends to help reach 250 signatures.

Sign Petition

We never post to your account. Social sign-in is used only to verify your signature.

or sign with Email

Add a comment?

Your signature will be added via . Tell others why you're signing — it's optional.

By signing, you accept iPetitions Terms of Service and Privacy Policy.

Share Petition

Don't stop at signing, share the petition link with friends to multiply our impact

Copy link or share directly

Instagram
QR Code