Skip to main content
“TË MOBILIZOHEMI SË BASHKU PËR ZGJIDHJE EFEKTIVE PËR  BANORËT E VISOKËS”

“TË MOBILIZOHEMI SË BASHKU PËR ZGJIDHJE EFEKTIVE PËR BANORËT E VISOKËS”

95 signatures 5 to reach 100
M
Majlinda signed
P
Paola signed
M
Marjo R. signed
R
Rajta signed
F
Florian D. signed
E
Evi S. signed
S
Silvana D. signed
S
Stiven K. signed
M
Maria signed
B
Brikena O. signed
KS
Started by Komiteti Shqiptar i Helsinkit 9 years, 3 months ago

Në Fshatin Visokë të Bashkisë Mallakastër banojnë 400 familje, me rreth 1200 banorë. Ky fshat nuk ka patur historikisht ujësjellës. Ujin e pijshëm, banorët e sigurojnë në mënyra të ndryshme nga zonat përreth, qoftë duke e transportuar edhe me bagëti. Uji i puseve që ata përdorin dhe si ujë të pijshëm nuk është i pastër dhe nuk i është nënshtruar analizave. Fshati Visokë ndodhet në zonë naftëmbajtëse ku ndjehet era e rëndë e gazit dhe e naftës. Fëmijët që ndjekin Shkollën 9-vjeçare dhe Kopështin e Visokës e sjellin ujin e pijshëm me shishe. Gjatë stinës së verës, sigurimi i ujit të pijshëm bëhet edhe më i vështirë.

Banorët shprehen të zhgënjyer nga drejtuesit e pushtetit vendor dhe qendror që u kanë premtuar zgjidhjen e këtij problemi por në fakt asgjë nuk është bërë. Kjo situatë që prej vitesh nuk ka gjetur zgjidhje kërkon kujdes të veçantë për të parandaluar pasojat e dëmshme në shëndetin e banorëve, të cilat mund të jetë edhe të parikuperueshme.

E drejta për ujë është e lidhur me të drejta të tjera themelore si e drejta për jetën, e drejta për shëndet të mirë, e drejta për t’u mos diskriminuar, e drejta për mjedis të pastër, etj. Autoritetet publike kanë detyrimin për t’u siguruar qytetarëve furnizimin me ujë, kanalizime, mbrojtjen nga ndotja të tokës dhe rezervave ujore.

Me nismë të KShH-së, Drejtoria e Shëndetit Publik Fier kreu analizat organo-leptike dhe fizio-kimike të ujit të marrë nga një cestmë publike në qendër të fshatit Visokë. Analizat evidentuan se uji është jo konform standartit shtetëror për ujin e pijshëm. Përdorimi i këtij burimi uji nga banorët rrezikon jetën dhe shëndetin e banorëve të Visokës, të cilët e përdorin atë në mungesë të një alternative të sigurtë të ofruar nga institucionet përgjegjëse publike.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është angazhuar për të ndihmuar banorët për të siguruar ujin e pijshëm përmes ndjekjes së rrugëve ligjore, administrative apo gjyqësore.[1] Në muajin prill 2017, KShH i është drejtuar me një Kërkesë administrative Bashkisë Mallakastër, Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Ministrisë e Transportit dhe Infrastrukturës, për përmbushjen e detyrimit ligjor për prodhimin, trajtimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm për Fshatin Visokë. Në mungesë të zgjidhjes së çështjes së mësipërme brenda afateve ligjore, banorëve i lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për të detyruar këto institucione për ofrimin e shërbimit publik të furnizimit me ujë të pijshëm.

Me anë të këtij Peticioni ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj inisiative duke e nënshkruar Peticionin, me qëllim nxitjen e organeve shtetërore përgjegjëse, vendore dhe qëndrore, për sigurimin e kësaj të drejte themelore.

Ndjekja dhe përfaqësimi ligjor i kësaj çështje mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).


[1]Projekti “Të kontribuojmë në respektimin dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura të banorës së Visokës”, mundësuar financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)

Updates

May 17, 2017

I keep thinking about the kids carrying those water bottles to school every single day because the reality of that is just heavy to process. People have reached out to tell me their own stories about the water quality and it really shows how long this has been ignored while we all wait for someone to actually show up and fix the pipes.

20 Comments

F
Florian Duraj
3 years ago Featured

Eshte e pa tolerueshme dhe e pa falshme qe ne Shqiperi, nje vend me rezerva hidrike te medha te kete probleme te tilla. Shpresojme qe me ndryshimin e menyres se organizimit te ujsjellsave, te gjendet nje zgjidhje per keta banor.

S
Silvana Dode
5 years ago Featured

Iniciative me shume vlere. Ky eshte nje nga rastet tipike ku roli i Organizatave te Shoqerise Civile mund te ndihet ne praktike per te ndikuar ne ndryshime reale ne shoqeri.

A
Amilda Celami
8 years ago Featured

Me bindje dhe e sigurt, bashkohem me te gjithe pesonat qe po ngrene zerin per nje ceshtje te nje rendesie te tille.

L
Lajda Ruvina
9 years ago Featured

Ju uroj suksese ne punen tuaj per sigurimin e te drejtes themelore te ketyre banoreve, per te pasur uj te paster te pijshem. I bashkohem nismes suaj, uroj qe kauza jone e perbashket te dale ne fund e fituar ne emer te jetes.

E
Elton Frasheri
9 years ago Featured

Furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e Fshatit Visokë është domosdoshmëri e institucioneve publike në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore prej tyre. Ndërgjegjësimi publik i adresuar masivisht për çdo qëllim të ngjashëm ndihmon në mënyrë domethënëse vetëdijen e institucioneve për kuptimin e qëllimit të jetës së tyre.

E
Erida Skendaj
9 years ago Featured

Inkurajoj te gjithe qytetaret dhe organizatat jofitimprurese te na bashkohen ne kete kauze te rendesishme te mbrojtjes se te drejtave te shtetasve dhe forcimit te mireqeverisjes ne vendin tone.

E
Era
7 years ago

Bashke per nje vend me te mire :)

E
Erisilda
8 years ago

Ne mbeshtetje te se drejtave themelore

Help this petition grow

Share it with friends to help reach 100 signatures.

Sign Petition

We never post to your account. Social sign-in is used only to verify your signature.

or sign with Email

Add a comment?

Your signature will be added via . Tell others why you're signing — it's optional.

By signing, you accept iPetitions Terms of Service and Privacy Policy.

Share Petition

Don't stop at signing, share the petition link with friends to multiply our impact

Copy link or share directly

Instagram
QR Code