Për sa më sipër, kërkojmë:
Rritjen e pagave mujore të Oficerëve të Sigurisë në shkolla, në përputhje me përgjegjësitë dhe rëndësinë
e funksionit.Përfshirjen e një fondi të posaçëm për rritjen e pagave të Oficerëve të Sigurisë në Projekt
buxhetin dhe Buxhetin e Shtetit për vitin 2027, propozojmë rritjen e pages mujore me 20.000 lekë bruto
e cila përkthehet në rreth 15.160 lekë neto shtesë për çdo OS, duke synuar një page Neto rreth 79.432
lekë sipas skemës aktuale të tatimit për çdo punonjës, nëpërmjet përfshirjes së fondit përkatës në zërin
buxhetor të pagave.
Kjo rritje synon të garantojë një trajtim financiar më dinjitoz , në përputhje me përgjegjësitë profesionale,
angazhimin e përditshëm dhe rëndësinë e funksionit të Oficerit të Sigurisë, në mbrotjen e nxënësve dhe
garantimin e sigurisë në insitucionet arsimore.
Kërkojmë që kjo masë të shqyrtohet dhe të përfshihet në planifikimin financiar për vitin 2027 me efekt
nga 1 Janari 2027, në përputhje me procedurat ligjore të buxhetit,
Në muajin Mars 2026 ishin 329 Oficerë Sigurie active në shkolla, por tani kemi një shtim të oficerëve të
sigurisë në 400 OS.
Të parashikohet një fond shtesë prej të paktën 96.000.000 lekësh në vit, për rritjen e pagave mujore me
20.000 lekë bruto për 400 Oficerë Sigurie.
Vlerësimin e mundësisë së përafrimit të trajtimit financiar me kategori të tjera profesionale që ushtrojnë
funksione të sigurisë dhe parandalimit. Shqyrtimin e statusit profesional dhe të përgjegjësive të Oficerit
të Sigurisë, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe perspektivës së zhvillimit profesional.
Rritja e pagave të Oficerëve të Sigurisë nuk duhet të konsiderohet vetëm si një shpenzim shtesë buxhetor,
por si investim në sigurinë e nxënësve, në parandalimin e problematikave sociale dhe në forcimin e
sistemit arsimor.
Të miratojë pagën e 13-të si një e drejtë e përhershme financiare për të gjithë punonjësit e arsimit
Duke shpresuar në një vlerësim pozitiv të kësaj kërkese dhe në përfshirjen e saj në planifikimin buxhetor
për vitin 2027, shprehim besimin se institucionet përgjegjëse do t'i kushtojnë vëmendjen e nevojshme këtij
profesioni me rëndësi të veçantë publike.
Bashkëngjitur keni listen e nënshkrimeve të Oficerëve të Sigurisë në shkolla
Së pari, është e domosdoshme rritja e pagave tona, në përputhje me përgjegjësitë dhe rëndësinë e detyrës që ushtrojmë çdo ditë. Ne jemi pjesë e rëndësishme e garantimit të sigurisë në shkolla, parandalimit të konflikteve dhe mbrojtjes së nxënësve. Së dyti, mendoj se është koha që pozicioni ynë institucional të forcohet përmes kalimit të varësisë administrative dhe institucionale pranë Ministrisë së Brendshme. Kjo do të na jepte një status më të qartë, më shumë autoritet institucional .