Gentiana Gola 0

Thirrje Qeverisë së Kosovës të Pranoj Refugjatë

1182 signers. Add your name now!
Gentiana Gola 0 Comments
1182 signers. Almost there! Add your voice!
95%
Maxine K. signed just now
Adam B. signed just now

Si taksapagues dhe qytetarë të Republikës së Kosovës bëjmë thirrje që Qeveria jonë të mblidhet urgjentisht dhe të krijoj një plan për pranimin e refugjatëve. Ky plan duhet të përfshijë matje se sa refugjatë mund të pranohen, qendra për informacion (pranimi, regjistrimi etj.) që do të shërbejnë si urë lidhëse mes refugjatëve dhe qytetarëve që shprehen vullnetarë për t'i strehuar/ndihmuar dhe hollësi të tjera rreth sigurisë dhe gatishmërisë të hartuara nga ekspertët.

Ndihma jonë mos të jetë vetëm lidhje emocionale për se ishim refugjatë jo më larg se 16 vjet më parë, por për shkak se jemi qenie njerëzore. Të tregojmë edhe njëherë mikpritjen dhe bujarinë tonë, edhe pse ne ende përballemi me probleme të shumta ekonomike e shoqërore. Ka shumë persona në Kosovë të cilët në shtëpitë e tyre kanë dhoma/shtretër të zbrazët e ushqim më tepër se që u duhet. Kultura dhe tradita jonë na ka mësuar të ndajmë gjithçka që kemi me ata në nevojë. Mos të qëndrojmë indiferent ndaj diskriminimit, mos-mëshirës, torturave, vdekjeve e urisë që refugjatët po përjetojnë!!!

Mos harroni: "Bota nuk do të shkatërrohet nga ata që bëjnë keq, por nga ata që i shikojnë ata dhe nuk bëjnë asgjë", - Albert Einstein.

Share for Success

Comment

1182

Signatures