Jasmina Salija 0

Peticioni - trajtim human i kafshave endacak dhe shtepiak

134 people have signed this petition. Add your name now!
Jasmina Salija 0 Comments
134 people have signed. Add your voice!
14%
Maxine K. signed just now
Adam B. signed just now

Të ndëruar ministret e bujqësisë, zonja Milve Ekonomi dhe zotëri Arjanit Hoxha.

Me këtë peticion ju drejtohem me shpresë që do të merret parasysh zërri im dhe personave të cilët më rrethojnë. Mijëra kafshë jetojnë në kushte të papërshtatshme në lokacionin e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, sikur edhe në vende të tjera Balkanike. Kafshët endacake shpesh herë përjetojnë dhimbje ekstreme dhe trajtim mizor. Ndodhë që qentë të pastrehuar të jenë viktima të helmimit nga personat, të cilët nuk janë assesi të denoncuar nga ana e shtetit. Aktivistët humanitar, pronarët e kafshëve shtëpiake, vegjetarianët dhe veganët, ekologjistët, personat me mentalitet evropian, nuk janë indiferent ndaj kësaj problematike dhe janë dëshmues të fakteve të lartë të përmendura. Keqtrajtimi dhe maltretimi i kafshëve edhe pas disa premtimeve dhe përpjekjeve për të ndërtuar strehimore, nuk janë zhdukur. Para një kohë isha dëshmitarë të një incizimi të ndeshjes mes qenve në vendbanimin time, Sllovaki. Gara-ndeshje- ishte iniciuar nga pronari shqiptar dhe madje edhe është shfaqur me flamurin e tij kuq e zi duke e prezantuar kombin tonë në frymë antihumane dhe dehonestuese. Fatmirësisht në republikën Sllovake kjo problematik është në zhdukje dhe dënime për keqtrajtime të kafshëve janë të rënda. Në krahasim me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë janë këto raste rreptësisht të kontrolluara. Përkundër ligjit të shërbimit veterinar në Republikën e Shqipërisë nr. 10465 10/28/2013, neni 76, seksioni 2 sipas të cilit ndalohet shkaktimi i torturës, dhunës fizike dhe verbale, sjelljes çnjerëzore, frikës, dëmtimit, dhimbjes, vuajtjes, ankthit.

Në bazë të nenit 76 i cili plotësohet edhe nga disa pika shtese, mund të konkludohet që ndeshjet me qentë janë ilegale dhe të dënueshme edhe në republikën e Shqipërisë, por në realitet vazhdojnë të ndodhin. Nga kjo supozoj se ky fakti tragjik është bërë një fshehtësi publike, për të cilët njerëzit kanë njohuri, por njëkohësisht droje të flasin. Andaj unë, Jasmina Salija si qytetare e Republikës së Sllovakisë dhe Maqedonisë së Veriore me kombësi shqiptare apeloj që kjo gjë të ndryshohet edhe në Republikën e Maqedonisë veriore dhe Shqipëri. Jetojmë në shekull ku shpirti i një kafshe ka çmim te lartë dhe mosrespektimi i kësaj tregon për ngecjen tonë në shekullin paraprak. Duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por nëse kjo ekoja tragjike lidhur me popullin tonë shpërndahet në botë, kuptohet se kurrë s’do të jemi aty, ku dëshirojmë të jemi. Ditë pas ditë lindin qentë të rinj, të cilët kanë nevojë për strehim, për përkëdhelje. Detyra ynë është të bëjë një hapë para, të kontrollojmë realizimin e garave gjakderdhëse mes qenve, t’i parandalojmë ata dhe t’i penalizojmë persona, të cilët nuk e respektojnë ligjin. Asnjë kafshë nuk meriton të përjetojë dhimbje. Erdhi koha të përfundohet vuajtja e tyre dhe unë jam e bindet që kjo koha është tani, ku ne të rinj jemi në gjendje së bashku të qëndrojmë në dispozicion për aktivitete humane. Le t’i tregojmë botës se mund të zgjidhim problemat tona, se ne kujdesemi për ardhmërinë tonë edhe në aspektin e mbrojtjes së drejtave të kafshëve. Ju faleminderit!

Share for Success

Comment

134

Signatures