Skip to main content

lajm i mrekullueshem se procesi i regjistrimit po ndryshon dhe nuk do te kete me ato kategori qe na shqetesonin. kjo fitore i perket te gjithe neve qe u bashkuam dhe ngritem zerin per te drejtat tona. faleminderit shume qe besuat tek kjo kauze.

January 4, 2012

Jo regjistrimit etnik dhe fetar !

Jo regjistrimit etnik dhe fetar !

🏆 Won — 196 supporters Verified

Final supporters

S
SpbPTSLild
B
Boliano
A
AllenTab
D
Danielrus
C
Chrisplash
J
Josephzer
A
Alfredojaido
S
shkurte l.
L
llazar
D
dritan
+186 more
Started by Anonymous 15 years, 2 months ago

PETICION


Drejtuar:
1. Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
2. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Për dijeni:

1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë
2. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë



Kuvendi i Shqipërisë miratoi në datën 7 korrik 2011 projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe të Banesave", ligj i cili mundëson deklarimin e përkatësisë etnike dhe fetare gjatë regjistrimit të popullsisë. Qeveria shqiptare ka marrë vendim ta zhvillojë në vjeshtën që vjen këtë proces dhe ka filluar përgatitjet për të.

Emigrantët shqiptarë janë mjaft të shqetësuar për mënyrën dhe momentin e zhvillimit të këtij procesi, i cili përjashton nga regjistrimi rreth 1 milionë emigrantë shqiptarë të cilët në periudhën e parashikuar për regjistrimin punojnë jashtë vendit dhe nuk mund të kthehen për të marrë pjesë në të. Përderisa në këtë regjistrim kërkohet deklarimi i përkatësisë etnike, emigrantët shqiptarë duhet të merrnin pjesë në të për të arritur në një rezultat të saktë.

Nga ana tjetër, shumë emigrantë shqiptarë në Greqi i nënshtrohen prej vitesh një presioni të madh administrativ për t'u deklaruar si "vorio-epirotë" pra si grekë. Ky presion po rritet edhe më shumë me afrimin e datës së regjistrimit dhe cënon rëndë të drejtat kombëtare të këtyre emigrantëve.

Shqipëria ka qenë dhe është model i harmonisë fetare në sajë të unitetit etnik, por edhe të një qeverisje të kujdesshme në lidhje me çështjet fetare. Deklarimi i përkatësisë fetare në një regjistrim të popullsisë është një pakujdesi e madhe e qeverisjes, e cila mund të ketë pasoja në rast të një procesi të kontestuar.

Së fundi, emigrantët shqiptarë janë pjesë e pandashme e popullsisë së Shqipërisë, sepse kthehen rregullisht në atdhe, punojnë aty, investojnë, ndihmojnë familjet e tyre dhe marrin pjesë në zhvillmin ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë.

Duke patur parasysh sa u tha më sipërBazuar në pikën 2. të nenit 8. të Kushtetutës së Shqipërisë i cili thotë se "Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet"Duke patur parasysh se regjistrimi përjashton 1 milionë emigrantë shqiptarë nga e drejta e deklarimit të përkatësisë së tyre etnikeDuke patur parasysh trysninë administrative të Greqisë ndaj emigrantëve shqiptarë për t'u deklaruar si grekëDuke patur parasysh rrezikun potencial të nxitjes së ndasive fetare nga një rezultat i kontestuar i regjistrimitDuke qenë se emigrantët janë pjesë e pandashme e popullsisë së Shqipërisë

Ne emigrantët shqiptarë kërkojmë:

1. Shtyrjen për një moment më të përshtatshëm të procesit të regjistrimit të popullsisë

2. Amendimin e ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe të Banesave" duke hequr deklarimin e përkatësisë etnike dhe fetare

3. Përfshirjen e emigrantëve në gjitha regjistrimet e popullsisë që bëhen në Shqipëri

Shpresojmë që kërkesat tona të merren parasysh.

Punë të mbarë.


Updates

Reached 100 supporters

October 8, 2011

6 Comments

F
Fatime Riley
15 years ago Featured

Turp! Po na detyrojne me u nda kur ne jemi nje komb. Boll me presionet nga greqia se na lodhet

A
Arben West
15 years ago Featured

Kjo eshte loje e ndyre politike. Te gjithe emigrantet duhet te kene te drejten te regjistrohen. Mos e shisni vendin tone per interesa te huaja!!!

E
Erjon Osborne
15 years ago Featured

Nuk kemi nevoj per keto ndarje. Jemi shqiptar dhe kaq. Pse duhet me e nda popullin me zor

B
Bledar Mills
15 years ago Featured

Shqiperia eshte per shqiptaret. Mos lejoni qe te na percajne me fete dhe etnite. Jemi nje gjak.

A
Alban Perry
15 years ago Featured

Bravo per nismen. Na duhet bashkim jo percarje etnike

I
Ilir Park
15 years ago Featured

Nuk ka kuptim ky regjistrim ne kete menyre. Shume shqiptare jan jashte shtetit dhe nuk pyeten fare.