Skip to main content
Inxhinierët dhe Arkitektët në mbështetje-te-studenteve-al/

Inxhinierët dhe Arkitektët në mbështetje-te-studenteve-al/

93 signatures 7 to reach 100
E
Eljan M. signed 2 minutes ago
I
Ilir N. signed 15 minutes ago
B
BREGU A. signed 29 minutes ago
K
Kejsi Marku signed 48 minutes ago
E
Erjon K. signed 1 hour ago
B
Bardh J. signed 2 hours ago
A
Arjan Ç. signed 2 hours ago
E
Edmond G. signed 2 hours ago
A
Ardian X. signed 2 hours ago
F
Flora H. signed 4 hours ago
IZ
Started by ilir zmalaj 19 hours, 45 minutes ago
Decision Makers: Edi Rama

Deklarate inxhinierëve dhe arkitektëve në mbështetje të studentëve dheprotestës qytetare

Ne, inxhinierë dhe arkitektë, në cilësinë tonë si profesionistë dhe qytetarë, shprehim mbështetjen tonë për studentët dhe qytetarët që protestojnë përtë drejtat e tyre, për një shtet të përgjegjshëm dhe për një të ardhme më tëmirë në vendin tonë.

E drejta për të protestuar, për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuarllogaridhënie është themelore në një shoqëri demokratike. Pamjet e tërinjve të lënduar dhe të trajtuar me forcë janë shqetësuese dhe tëpapranueshme. Kërkojmë hetimin e plotë dhe të paanshëm të çdo rasti tëdenoncuar të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të kujtdo qërezulton se ka kryer shkelje.

Ne mbështesim pesë kërkesat kryesore të protestës qytetare:

1. Dorëheqjen e Kryeministrit dhe të qeverisë aktuale, duke marrëpërgjegjësinë politike për situatën e krijuar në vend.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, që të garantojë kushtetpër zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

3. Reformimin e sistemit kushtetues dhe zgjedhor, për të garantuarinstitucione demokratike, barazi në konkurrimin politik dhe rregullatë drejta për të gjithë.

4. Rishikimin dhe shfuqizimin e dispozitave ligjore që cenojnëinteresin publik, veçanërisht ato që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe pasuritë e përbashkëta të qytetarëve.

5. Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, të bazuar në transparencë, përgjegjshmëri, drejtësi dhe mbrojtjen e interesit publik.

Kërkojmë gjithashtu që çdo rast i përdorimit të paligjshëm osejoproporcional të forcës nga punonjësit e policisë të hetohet në mënyrë tëpavarur dhe transparente. Çdo shkelje e provuar duhet të pasohet ngapërgjegjësia përkatëse ligjore, pavarësisht funksionit apo detyrës sëpersonave të përfshirë. Respektimi i rendit publik nuk mund të jetëjustifikim për cenimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Si profesionistë që kontribuojmë në projektimin, ndërtimin dhe zhvillimine vendit, besojmë se zhvillimi i qëndrueshëm kërkon institucione tëpërgjegjshme, respektim të ligjit dhe mbrojtje të interesit të përbashkët. Standardet, transparenca dhe përgjegjësia duhet të jenë themeli jo vetëm iprofesionit tonë, por edhe i funksionimit të shtetit.

Kjo deklaratë nuk synon të mbështesë një parti politike apo interes tëcaktuar, por shpreh qëndrimin tonë qytetar në mbrojtje të lirivedemokratike, së drejtës për protestë dhe përgjegjshmërisë institucionale.

Heshtja nuk është zgjidhje kur cenohen të drejtat themelore.Mbështetja për studentët është mbështetje për të drejtën e tyre për t'udëgjuar, për të protestuar pa frikë dhe për të kërkuar llogari ngainstitucionet.

U bëjmë thirrje kolegëve tanë, inxhinierëve, arkitektëve dheprofesionistëve të fushave të tjera, të shprehin qëndrimin e tyre nëmbrojtje të demokracisë, dinjitetit njerëzor dhe interesit publik.

Për drejtësinë, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe një shtet që u shërben qytetarëve të tij.

Inxhinierë dhe arkitektë nënshkrues

 

Updates

Top 50 firmat e para

October 22, 2026

Ju falenderoj per angazhimin dhe kohen tuaj sapo arritem 50 nenshkrime ! ju lutem shperndajeni dhe ne rrjetet tuaja sociale dhe te te miqte tuaj !

Ju falemnderit 20 firmetareve te pare !

October 22, 2026

20 inxhinieret me te mire , ju lutem shperndajeni miqve tuaj direk ne rrjete dhe whatsapp! falemnderit ing ilir zmalaj

13 Comments

E
Eljan Mali Verified
1 min ago

The nation and future should belong to our people not those in power.

A
Arjan Çoka Verified
2 hr ago

Jemi me studentët

E
Edmond Gjoni Verified
2 hr ago

Jam me studentet

A
Ardian Xhaferi Verified
2 hr ago

Jam me studentet! Kunder sistemit NARKOS!

D
Dritan Ramolli Verified
10 hr ago

Sepse duhet te zhdukim nje qeveri qe godet studentin!! Te shporet

K
Kleiti Hilaj Verified
13 hr ago

For our future and our kids future

A
Adriatik Spahiu Verified
13 hr ago

Përshëndes dhe mbështes protestën e studentëve në Shqipëri! 🇦🇱✊ Studentët janë zëri i së ardhmes dhe guximi i tyre për të kërkuar drejtësi, transparencë dhe një Shqipëri më të mirë meriton mbështetjen e të gjithëve. Lufta e tyre nuk është vetëm për veten, por për të ardhmen e gjithë kombit. Jam me studentët, me guximin e tyre dhe me kërkesat e tyre për një Shqipëri më të mirë! ❤️🖤🇦🇱

L
Lorenc Shaba Verified
15 hr ago

Per Drejtesi, Liri dhe Arsim cilesor!

Help this petition grow

Share it with friends to help reach 100 signatures.

Your share link

Share directly