Komiteti Shqiptar i Helsinkit Albania 0

“TË MOBILIZOHEMI SË BASHKU PËR ZGJIDHJE EFEKTIVE PËR BANORËT E VISOKËS”

95 people have signed this petition. Add your name now!
Komiteti Shqiptar i Helsinkit Albania 0 Comments
95 people have signed. Add your voice!
10%
Maxine K. signed just now
Adam B. signed just now

Në Fshatin Visokë të Bashkisë Mallakastër banojnë 400 familje, me rreth 1200 banorë. Ky fshat nuk ka patur historikisht ujësjellës. Ujin e pijshëm, banorët e sigurojnë në mënyra të ndryshme nga zonat përreth, qoftë duke e transportuar edhe me bagëti. Uji i puseve që ata përdorin dhe si ujë të pijshëm nuk është i pastër dhe nuk i është nënshtruar analizave. Fshati Visokë ndodhet në zonë naftëmbajtëse ku ndjehet era e rëndë e gazit dhe e naftës. Fëmijët që ndjekin Shkollën 9-vjeçare dhe Kopështin e Visokës e sjellin ujin e pijshëm me shishe. Gjatë stinës së verës, sigurimi i ujit të pijshëm bëhet edhe më i vështirë.

Banorët shprehen të zhgënjyer nga drejtuesit e pushtetit vendor dhe qendror që u kanë premtuar zgjidhjen e këtij problemi por në fakt asgjë nuk është bërë. Kjo situatë që prej vitesh nuk ka gjetur zgjidhje kërkon kujdes të veçantë për të parandaluar pasojat e dëmshme në shëndetin e banorëve, të cilat mund të jetë edhe të parikuperueshme.

E drejta për ujë është e lidhur me të drejta të tjera themelore si e drejta për jetën, e drejta për shëndet të mirë, e drejta për t’u mos diskriminuar, e drejta për mjedis të pastër, etj. Autoritetet publike kanë detyrimin për t’u siguruar qytetarëve furnizimin me ujë, kanalizime, mbrojtjen nga ndotja të tokës dhe rezervave ujore.

Me nismë të KShH-së, Drejtoria e Shëndetit Publik Fier kreu analizat organo-leptike dhe fizio-kimike të ujit të marrë nga një cestmë publike në qendër të fshatit Visokë. Analizat evidentuan se uji është jo konform standartit shtetëror për ujin e pijshëm. Përdorimi i këtij burimi uji nga banorët rrezikon jetën dhe shëndetin e banorëve të Visokës, të cilët e përdorin atë në mungesë të një alternative të sigurtë të ofruar nga institucionet përgjegjëse publike.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është angazhuar për të ndihmuar banorët për të siguruar ujin e pijshëm përmes ndjekjes së rrugëve ligjore, administrative apo gjyqësore.[1] Në muajin prill 2017, KShH i është drejtuar me një Kërkesë administrative Bashkisë Mallakastër, Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Ministrisë e Transportit dhe Infrastrukturës, për përmbushjen e detyrimit ligjor për prodhimin, trajtimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm për Fshatin Visokë. Në mungesë të zgjidhjes së çështjes së mësipërme brenda afateve ligjore, banorëve i lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për të detyruar këto institucione për ofrimin e shërbimit publik të furnizimit me ujë të pijshëm.

Me anë të këtij Peticioni ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj inisiative duke e nënshkruar Peticionin, me qëllim nxitjen e organeve shtetërore përgjegjëse, vendore dhe qëndrore, për sigurimin e kësaj të drejte themelore.

Ndjekja dhe përfaqësimi ligjor i kësaj çështje mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).


[1]Projekti “Të kontribuojmë në respektimin dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura të banorës së Visokës”, mundësuar financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)

Share for Success

Comment

95

Signatures