Farmacistet Shqiptare 0

Peticion UFSH

157 people have signed this petition. Add your name now!
Farmacistet Shqiptare 0 Comments
157 people have signed. Add your voice!
16%
Maxine K. signed just now
Adam B. signed just now

Leter drejtuar Presidentit te Urdhrit te Farmacisteve te Shqiperise

Per dijeni Keshillit Kombetar te Urdhrit te Farmacisteve te Shqiperise .

E nderuar Zonja Presidente !

Ne ,nje grup farmacistesh te Shqiperise,ushtrues te profesionit te farmacistit ne rrjetin e hapur te vene tashme perpara faktit te kryer e ne mungese te nje vendim-marrjeje te arsyeshme nga ana Juaj dhe e Keshillit Kombetar ne lidhje me procedurat e Zgjedhjeve ,dokumentacionin e kerkuar dhe afatet kohore te pamundura per tu dhene mundesine gjithkujt farmacist apo farmaciste qe synon te jape kontributin e vet ne te miren e profesionit kerkojme te ushtroni autoritetin Tuaj ne mbledhjen urgjente te Keshillit Kombetar ku te shtrohen kerkesat tona si me poshte vijon :
1- Shtyrja e zgjedhjeve ne nivel rajonesh dhe ne nivel kombetar me te pakten 1 muaj nga datat e percaktuara e te shpallura nga UFSH se fundi ne faqen e UFSH.
2-Zgjedhjet per organet drejtuese ne te gjitha nivelet perfshi dhe ato per Presidentin e Zv.Presidentin e Pergjithshem te zhvillohen mbi bazen e parimit :Nje anetar - nje vote !
2- Percaktimi i moshes se paku 35 vjec dhe nje eksperience pune prej te pakten 10 vite ne rrjetin e hapur farmaceutik ne cilesine e drejtuesit teknik te farmacise per Presidentin e pergjithshme dhe ate rajonal.
3-Vendosja e kriterit te pjesemarrjes ne nivel referuesi temash te ndryshme ne konferenca edhe nderkombetare per Presidentin e Pergjithshem cka do na ofronte nje profil te ri e bashkohor te Presidentit dhe do i jepte me shume dinjitet institucionit te Urdhrit.
4-Presidenti i Pergjithshem dhe ai rajonal te jene farmaciste qe ushtrojne profesionin ne nivelin e drejtuesit teknik te farmacise dhe pa te drejte page nga UFSH me perjashtim te shpenzimeve te arsyeshme per dieta per udhetime neper rrethe apo takime te tjera ne ushtrim te funksionit te percaktuara ne Statut.Kjo do na jepte nje perfaqesim dinjitoz te farmacisteve te zgjedhur dhe do sheshonte te gjithe disnivelin e krijuar mes profesionisteve ne vite.Theksojme se Urdhri eshte nje Urdher profesional dhe jo nje organ taksambledhes per sistemin.
5- Ulja e menjehershme e detyrimeve financiare (kuota) te anetaresise ne nivelin e anetaresise se Urdhrave te tjere analoge te punonjesve te shendetesise ne vendin tone.
6-Ulja e menjehershme deri ne nivelin minimal te kuotave per praktikat e studenteve dhe Provimin Profesional prane Urdhrit.
7- E drejta e farmacisteve te dy apo me shume punesimeve ne baze te deklarimeve me pergjegjesi te orareve perkatese per sa kohe ata gezojne shendet dhe jane te afte te ushtrojne profesionin.
8- Hartimi sa me shpejt i nje database ne lidhje me gjithe te dhenat dhe nje harte me shperndarjen e farmacive dhe farmacisteve ne te gjithe Shqiperine me te drejte logimi ne te nga gjithkush anetar i Urdhrit me ane te nje fjalekalimi personal ,per rrjedhoje dhe ringritjen e nje Website ku te gjithe farmacistet te jene te detyruar me statut te jene te regjistruar.

Ne rast mosshtyrje te zgjedhjeve ju bejme te ditur se do bojkotojme zgjedhjet sikunder gjithcka ne lidhje me kete situate do te behet mediatike ne shtyp dhe ne televizione.

Zonja Presidente !
Mbetemi ne pritje te reagimit Tuaj ,besimplote qe kerkesat qe ne paraqesim para Jush dhe Keshillit Kombetar jane teresisht te arsyeshme dhe plotesisht te realizueshme

Share for Success

Comment

157

Signatures