Mivan Peci 0

PETICION PRO PRISHJES SЁ NDЁRTIMEVE PA LEJE NЁ FUSHЁN E ҪAJUPIT

92 people have signed this petition. Add your name now!
Mivan Peci 0 Comments
92 people have signed. Add your voice!
10%
Maxine K. signed just now
Adam B. signed just now

Fusha e Ҫajupit, shtrihet nё Krahinёn e Zagorisё, Bashkia Libohovё, Qarku Gjirokastёr dhe cilёsohet si “guri i ҫmuar’ i Parkut Kombёtar Natyror tё Zagorisё. Historikisht, kjo fushё ka qenё dhe ёshtё ende pronё e dy fshatrave Zhej dhe Lliar, pavarёsisht pёrpjekjeve tё panumёrta ndёr shekuj pёr ta pёrvetёsuar me ligj e me forcё kёtё mrekulli tё natyrёs. Ҫuditёrisht, edhe sot nё shekullin e XXI- tё, zaptuesit dhe thyesit e ligjit nuk janё ndalur pёr ta grabitur Ҫajupin, edhe pse ligji e ka tё shkruar e zeza mbi tё bardhё se ndalohet rreptёsisht ҫfarёdo lloj ndёrtimi nё territoret qё gёzojnё statusin e Parkut Kombёtar Natyror. Pёr mё tepёr, kёto ndёrtime kanё pordhosur dhe komunitetin zagorit, pasi siҫ e theksuam mё sipёr, bёhet fjalё pёr njё pronё private, dikur e fituar me gjyqe nё Stamboll nё kohёn e Perandorisё Osmane, dhe sot nё gjyqet e Republikёs sё Shqipёrisё. Pёr mё tepёr informacion, lexoni artikullin e mёposhtёm:

https://konica.al/2018/08/fusha-e-cajupit-rrethuar-nga-malet/

Ky peticion, i drejtohet organeve pёrkatёse (Kuvendit tё Shqipёrisё, Ministrisё sё Turizmit dhe Mjedisit, Bashkisё Libohovё, Institutit tё Ndёrtimit) pёr zbatimin e ligjit, prishjen e ndёrtimeve pa leje dhe vёnien para drejtёsisё sё autorёve tё kёtij krimi mbi mjedisin dhe pronёn private.

Ju ftojmё tё mbёshtesim kёtё peticion pёr tre arsye:

  • Pёr tё garantuar ruajtjen e Parkut Kombёtar Natyror tё Zagorisё.
  • Pёr tё ruajtur pronёn private (e cila cilёsohet si e shenjtё).
  • Pёr vendosjen e njё standarti nё tё ardhmen pёr tё mbrojtur tё gjitha zonat e cilёsuara si Parqe Natyrore.

Share for Success

Comment

92

Signatures