Skip to main content

Status: Closed — this petition is no longer accepting signatures.

Autosigurimi për automjete me targa të huaja - pezullojeni ose praktikojeni për të gjithë

Autosigurimi për automjete me targa të huaja - pezullojeni ose praktikojeni për të gjithë

Closed — 13 supporters Verified

Final supporters

A
agim h.
A
arben h.
X
Xhevdet F.
G
Gazmend R.
E
Eset
A
Arten A.
S
sami k.
F
fatmire k.
B
Bashkim O.
M
Mahmut K.
+3 more
Started by Anonymous 16 years, 5 months ago
Ne, mërgimtarët nga Kosova, nënshkruajmë këtë peticion dhe kërkojmë që: 1. të trajtohemi njejt nga organet dhe përfaqësuesit e shtetit tanë, Kosovës. 2. sigurimi i automjeteve në kufijtë e Kosovës të vlej njejtë për të gjithë ose të pezullohet tërsisht. Arsyetim: Secili mërgimtar, që me automjet vjen në Kosovë, qoft për pushime ose ndonjë arsye tjetër, paguan një shumë të madhe të të hollave për sigurimin e automjetit. I njëjti, automjetin e tij e ka siguruar në vendin ku ai banon dhe tani detyrohet që edhe një herë të paguaj për një shërbim të cilin veq se e ka paguar. Në të njejtën kohë, organet dhe përfaqësuesit e shtetit tanë Kosovës, ndaj qytetarëve të një vendi fqinjë - Sërbis, sillen krejt në mënyrë të kundërt. Ata hyjnë e dalin nga Kosova pa paguar asnjë cent për sigurimin e automjeteve të tyre. Hipokrizia e arrin kulmin kur dëmet e shkaktuara nga këto automjete të ardhura nga Sërbia, paguhen nga ai fond i mbushur nga ne mërgimtarët. Në mënyrë indirekte dmth. që ne financojmë edhe sigurimet e automjeteve me targa të Sërbis. Përmbledhje: Personat (mërgimtarët) që kan nënshkruar këtë peticion kërkojnë në mënyrë ultimative nga qeveria e Kosovës, që menjëherë të pezulloj këtë sigurim, ose të krijoj mekanizmat e nevojshëm për aplikimin e të njejtit për të gjitha automjetet me targa jokosovare.

2 Comments

A
Arben Johnston
16 years ago Featured

Eshte e pakuptimte qe ne paguajme cdo vit kur vijme per pushime ndersa te tjeret hyjne falas. Turp per kete qeveri qe na vjedh diten per diell!

V
Valon Mehta
16 years ago Featured

Mjaft me kete diskriminim. Ose paguajne te gjithe ose hiqeni per te gjithe se jemi lodhur duke financuar budallalleqet e tyre.