Skip to main content
STOP diskriminimit - Duam te arsimohemi si shqiptarë

STOP diskriminimit - Duam te arsimohemi si shqiptarë

204 signatures 46 to reach 250
L
Luigj j. signed
S
Someone signed
I
Ismet G. signed
A
Agim L. signed
M
Mesud K. signed
A
Ajet Z. signed
N
Nuh B. signed
S
Someone signed
D
Dzaudet R. signed
N
Nedzad J. signed
GI
Started by Gezim Ibroci 11 years, 9 months ago

Nxënës shqiptarë, qytetarë të Malit të Zi

Duke u bazuar në aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e Malit të Zi, neni 79 Mbrojtja e Identitetit kombëtar, dhe neni 80 që ndalon asimilimin, dhe ligjet ndërkombëtare që garantojnë të drejta të barabarta pa marrë parasysh gjininë, kombësine, fenë apo ngjyrën kërkojmë respektimin e të drejtave tona themelore për arsimim të denjë si shqiptar, popull autokton në Mal të Zi:

1.Nxënësit shqiptar në Mal të Zi kanë shumë pak për të mos thënë, aspak apo të cunguar njësi mësimore nga identiteti kombëtar i shqiptarve,

2.Gjuha amëtare shqipe edhe pse përdorimi i saj është i garantuar me ligj nuk zbatohet në praktik nëpër të gjitha dokumentet shkollore, mbledhjet apo aktivitetet tjera në shkollë

3.Politika dhe centralizimi ka lënë jashte shqiptarët nga procesi, filluar që nga ministria, drejtimi i institucioneve shkollore dhe vendimmarrse,

4.Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptar janë në gjendje shumë të keqe, dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit,

5.Tekstet shkollore, në veçanti libri i historisë, është diskriminues dhe ofendues, e po ashtu ai i kulturës muzikore,

Theksojmë këto janë vetëm disa prej anomalive që rëndojnë arsimin e nxënësve shqiptar në Mal të Zi, andaj kërkojmë që fëmijët tanë, nxënësit shqiptar të mësojnë si shqiptar ,duke mësuar për historinë ,këngët dhe kulturën kombëtare në tekstet e tyre shkollore, që tekstet shkollore aktuale të zavëndsohen me botimet e Prishtinës deri në hartimin e teksteve të reja shkollore, ku do ishin edhe shqiptarët pjesë e këtij procesi.

Gjuha shqipe të përdoret në të gjitha dokumentet shkollore, që shqiptarët të jenë të përfaqsuar në tërë procesin, duke filluar nga Ministria e arsimit, Enti për tekste shkollore, institucionet arsimore dhe vendimmarrse dhe që në shkollat ku aktualisht janë kushtet ekstreme të bëhën investime duke u mundësuar nxënësve mësim normal.

Më poshtë vijojnë nënshkrimet në formë elektronike të qytetarve të Malit të Zi që mbështesin kërkesat e lartëpërmendura


Updates

November 21, 2014

po lexoj historite që po lini ne komente dhe po me thehen zemra nga kushtet neper shkolla. jemi duke u pergatitur qe te kerkojme nje takim zyrtar dhe tja shfaqim keto probleme drejtperdrejt atyre qe mbajn pergjegjesi.

November 21, 2014

im honestly so moved by how many of you are speaking up about this. seeing this much energy behind our right to learn in our own language proves we arent going to be ignored anymore.

Reached 100 supporters

November 21, 2014

7 Comments

F
Fatime Vargas
11 years ago Featured

Shume mire e keni shkruar. Kushtet ne shkollat rurale jane per te ardhur keq, na kane lene pas dore komplet.

I
Ilir Montgomery
11 years ago Featured

Nuk ka me kete pune! Duam libra te historise qe tregojne te verteten dhe jo perralla. Respekt per iniciativen.

M
Mirela Weber
11 years ago Featured

Femijet tane meritojne arsimim cilesor njesoj si gjithe te tjeret. Faleminderit qe po e ngrini zerin.

B
Besa Park
11 years ago Featured

Sipas ligjit duhet me u zbatu gjuha shqipe kudo, ama ne praktike asgje. Boll me diskriminim!

A
Agron Ortega
11 years ago Featured

Eshte e pafalshme sa pak perfaqesohemi neper institucione. Qeveria duhet me e ndreq kete padrejtesi sa nuk eshte vone.

A
Arben Lund
11 years ago Featured

Eshte turp qe ne shekullin 21 te kete diskriminim te tille. Femijet duhet te mesojne ne gjuhen e tyre pa u ndjerë te persekutuar.

L
Lulzim Kollari
11 years ago

Vienna, Austria

Help this petition grow

Share it with friends to help reach 250 signatures.

Your share link

Share directly