STOP IMPORTIT TË MBETJEVE NË SHQIPËRI

 

Peticioni firmoset ne fund te kesaj faqe.


                  

Rinia e Gjelbër, merr iniciativën e këtij peticioni për pezullimin e një vendimi të Qeverisë Shqiptare, i cili lejon importimin e mbetjeve (plehrave) në Shqipëri. Importimi i këtyre mbetjeve paraqet një rrezikshmëri të lartë. Pasojat e këtij vendimi do të thellonin akoma më shumë krizën ekologjike që po jetojmë.

Rinia e Gjelbër, përmes këtij PETICIONI, ngre zërin e vet për të mos lejuar zbatimin e këtij vendimi.  Ky vendim as më shumë e as më pak, do të bëjë që shqiptarët të mos thithin më oksigjen por vetëm mbetje toksike. Rinia e Gjelër do të përdorë të gjitha mjetet demokratike si dhe energjinë e saj rinore për pezullimin e këtij vendimi absurd të Qeverisë.

Ky vendim është absurd sepse në Shqipëri mungojnë kapacitetet monitoruese dhe laboratorët për vlerësimin e këtyre mbetjeve nga pikëpamja kimike, biologjike e fizike. Prandaj, një vendim i tillë lë shteg për futjen e mbetjeve të rrezikshme që vrasin jetën dhe të ardhmen tonë.

Në shumë vende mbetjet radioaktive po bëhen një problem shumë serioz dhe ky vendim mund të zgjojë interesin e disave prej tyre të cilat janë në kërkim të gjetjes së një tregu të tillë për depozitimin e këtyre mbetjeve.  

Për këtë arsye Rinia e Gjelbër, i bën thirrje ndërgjegjes qytetare dhe veçanërisht të rinjve, t’i bashkëngjiten kësaj nisme për pezullimin e vendimit të qeverisë për ta kthyer Shqipërinë në një kosh plehrash për Europën e më gjerë.

Ne të gjithë duhet të bëhemi barrikadë për t’i thënë:

JO importit të mbetjeve në vendin tonë.

www.partiaegjelber.org

Links


Discussion

No comments yet.

join the discussion

Recent signatures

  • username

    modular homes upstate NYRussian Federation

    1 year ago
  • username

    Besmira DycaAlbania

    3 years ago
  • username

    bdlufjySouth Africa

    4 years ago
See more

Petition highlights

There are no highlights yet.