julia animal Rescue 0

Elbasan, Albania Stray Dogs massacre!

Show your support by signing this petition now
julia animal Rescue 0 Comments
1 person has signed. Add your voice!
1%
Maxine K. signed just now

To: Mayor of Elbasan Mr. Qazim Sejdini Cc : Prime Minister of the Republic of Albania Mr. Edi Rama The Dear Mr. Sejdini In recent days , we have been informed of the tender opening to the killing of stray animals in the city of Elbasan . We think that in such cases it is unnecessary to explain the rationality as such action is , illegal , wrong, unethical , and antihuman . But we live in a country where day after day rationality needs to be noted . Stray animals actually finds many cities in Albania , but never their execution is not the right solution, and possibly legal solution . This issue in Albania is regulated by both Albanian and international law ( Law no. No. 10 465 , dated 29.09.2011 " On Veterinary Service of the Republic of Albania " and DCM . 230 , dated 03.20.2013 " On Assignment of Functions , Specific Duties and Standards of Local Government Veterinary Service " ) . Eliminate stray animals is prohibited , illegal and therefore when it is necessary , as defined in the law , should only be performed by veterinary medical practice controlled , and only with the approved veterinarian . Also the aforementioned DCM in its index VI establishes the obligation for the sterilization of these animals and not killing them . But we need to avoid legal citations , because here is a clear case of avoiding the promotion of a society that finds solutions to violence and cleansing . We believe that it is intolerable that today - in the era of global culture that seeks sustainable development and a life in harmony with nature - a local authority of a major city such as Elbasan to arm the unemployed rewards hunters to kill innocent animals . This is the symbolism of permanent violence against defenseless beings , which is carried in easily to people in a crass society . Everything needed now is to get a Municipality strategic decision to stop the killing of stray dogs and start working towards a lasting solution to their problem . On this issue , we ask of you : • Cancellation of the call for tender published applications . • immediate cessation of any plan of killing stray animals , and guarantee that such action will not happen . • Meeting with representatives of Arsa( Animal Rescue Albania) to discuss long-term solutions and implementable. Drejtuar: Kryetarit të Bashkisë Elbasan Z. Qazim Sejdini Për dijeni: Kryeminstrit të Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama I Nderuar Z. Sejdini, Në ditët e fundit, jemi vënë në dijeni për hapjen e tenderit për vrasjen e kafshëve endacake në qytetin e Elbasanit. Mendojmë që në raste të tilla është e panevojshme të spjegohet racionaliteti se si një veprim i tillë është i gabuar, joetik, dhe antihuman. Por jetojmë në një vend ku ditë pas dite racionaliteti ka nevojë të vihet në dukje. Kafshët endacake i gjen në fakt në shumë qytete të Shqipërisë, por kurrsesi ekzekutimi i tyre nuk është zgjidhja e duhur, dhe kurrsesi zgjidhja ligjore. Kjo çështje në Shqipëri rregullohet si nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar (Ligji nr. Nr.10 465, datë 29.9.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” si dhe VKM nr. 230, datë 20.3.2013 “Për Caktimin e Funksioneve, Detyrave Specifike dhe Standardeve të Shërbimit Veterinar të Qeverisjes Vendore”). Eliminimi kafshëve endacake, është i ndaluar, pra i paligjshëm dhe në rastet kur është i nevojshëm sipas përkufizimit në ligj, duhet të kryhet vetëm nga praktika mjekësore veterinare të kontrolluara, dhe vetëm me mjete veterinare të miratuara. Gjithashtu VKM-ja e sipërcituar në indeksin VI të saj përcakton detyrimin për sterilizimin e këtyre kafshëve dhe jo vrasjen e tyre. Por na duhet të mënjanojmë citimet juridike, sepse këtu është rasti i qartë i shmangies së promovimit të një shoqërie që gjen zgjidhje në dhunë dhe spastrim. Ne mendojmë që është e patolerueshme që në ditët e sotme – në erën e kulturës globale që synon zhvillim të qëndrueshëm dhe një jetë në harmoni me natyrën – një autoritet vendor i një qyteti te madh si Elbasani të armatosë me shpërblime gjahtarët e papunë për të vrarë kafshë të pafajshme. Ky është simbolizmi i dhunës së përhershme ndaj qënieve të pambrojtura, që shumë lehtë tejçohet tek njerëzit në një shoqëri të pagdhendur. Gjithçka nevojitet tani është që Bashkia të marrë një vendim strategjik për ta ndaluar vrasjen e qenve endacak dhe të fillojë të punojë drejt një zgjidhje afatgjatë për problemin e tyre. Lidhur me këtë çështje, kërkojmë nga Ju: • Anullimin e thirrjes për aplikime në tenderin e shpallur. • Ndaljen e menjëhershme të cdo plani për vrasjen e kafshëve endacake, dhe garancinë që një veprim i tillë nuk do të ndodhë. • Takim me përfaqësues të ARsA (Animal Rescue Albania) për të diskutuar zgjidhje afatgjate dhe të implementueshme.

Share for Success

Comment

1

Signature