Autosigurimi për automjete me targa të huaja - pezullojeni ose praktikojeni për të gjithë

Ne, mërgimtarët nga Kosova, nënshkruajmë këtë peticion dhe kërkojmë që: 1. të trajtohemi njejt nga organet dhe përfaqësuesit e shtetit tanë, Kosovës. 2. sigurimi i automjeteve në kufijtë e Kosovës të vlej njejtë për të gjithë ose të pezullohet tërsisht. Arsyetim: Secili mërgimtar, që me automjet vjen në Kosovë, qoft për pushime ose ndonjë arsye tjetër, paguan një shumë të madhe të të hollave për sigurimin e automjetit. I njëjti, automjetin e tij e ka siguruar në vendin ku ai banon dhe tani detyrohet që edhe një herë të paguaj për një shërbim të cilin veq se e ka paguar. Në të njejtën kohë, organet dhe përfaqësuesit e shtetit tanë Kosovës, ndaj qytetarëve të një vendi fqinjë - Sërbis, sillen krejt në mënyrë të kundërt. Ata hyjnë e dalin nga Kosova pa paguar asnjë cent për sigurimin e automjeteve të tyre. Hipokrizia e arrin kulmin kur dëmet e shkaktuara nga këto automjete të ardhura nga Sërbia, paguhen nga ai fond i mbushur nga ne mërgimtarët. Në mënyrë indirekte dmth. që ne financojmë edhe sigurimet e automjeteve me targa të Sërbis. Përmbledhje: Personat (mërgimtarët) që kan nënshkruar këtë peticion kërkojnë në mënyrë ultimative nga qeveria e Kosovës, që menjëherë të pezulloj këtë sigurim, ose të krijoj mekanizmat e nevojshëm për aplikimin e të njejtit për të gjitha automjetet me targa jokosovare.

Discussion

No comments yet.

join the discussion

Recent signatures

  • username

    agim hyseni, Belgium

    3 years ago Comments: -
  • username

    arben haxhiu, Germany

    5 years ago Comments: -
  • username

    Xhevdet Feka, Germany

    5 years ago Comments: -
See more

Petition highlights

There are no highlights yet.